Shikoni si kërcen Senegali,  spektakli i tyre nuk është vetëm në fushë…

Senegali është  një nacionale që ka befasuar gjatë këtij Botërori. Mirëpo spektakli i tyre nuk është vetëm në fushë, sepse nacionalja afrikane , veç energjisë së pashtershme me të cilën frikëson gjithë kundershtarët,  ka edhe cilësi të tjera  që befasojnë.

Cilësi që zbulojnë se armata Senegalese është në humor të mirë në Rusi edhe kur stërvitet, duke dëshmuar se duan të gëzojnë duke luajtur futboll edhe pa qënë në skenën e madhe.  Kërcimi i tyre  nuk është vetëm një mënyrë për te qënë bashkë, por më shumë se kaq,  shërben si kordinim për ndeshjen e radhës.