Shifër rekord: Tadiçi bëhet lojtari më i shtrenjtë në futbollin holandez

Futbollisti serb, Dushan Tadiç, u bë lojtari më i shtrenjtë në kampionatin e Holandës. Ai u transferua nga Sauthemptoni për tek Ajaksi për 17,1 milionë euro. Kështu, ku futbollist i përfaqësueses se Serbisë kthehet në Holandë, ku ai ka luajtur mjaft mirë me Groningenin dhe Tuenten, ndërkohë që me klubin e Ajaksit ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

Drejtorët kryesorë të Ajaksit, Mark Overmars dhe Jeron Slop, shkuan në Angli që ta mbyllnin të gjithë marrëveshjen, ndërkohë që pritet që kontrata të zyrtarizohet brenda dy ose tri ditëve të ardhshme.

Ky mesfushor 29-vjeçar thyen kështu rekordin e Miralem Sulejmanit që, gjithashtu, kaloi tek Ajaksi nga Herneveni, pasi për të klubi amsterdamas pagoi 16,2 milionë euro para 10 vitesh. Tadiçi, aktualisht, ndodhet në Botëror në përbërje të përfaqësueses serbe.

Sfidanti.al