Shenol Gunesh – trajner i ri-i vjetër i Turqisë

Njeriu, nën drejtimin e të cilit Turqia ka arritur suksesin e vet më të më të madh në historinë e vet, duke zëvënë vendin e tretë në Botërorin 2002 që u zhvillua në Japoni dhe Korenë e Jugut,  Shenoll Gunesh, do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses së Turqisë, duke zëvendësuar në këtë post veteranin rumun Mircea Luçesku.

Në këto kushte, Guneshit do t’i duhet që në fund të këtij sezoni të largohet nga stoli i drejtimit të Beshiktashit, të cilin ai po e drejton me sukses disa vite me radhë.

Sikurse thamë më lart, trajneri me përvojë, Gunesh, do të zëvendësojë në këtë post Luçeskun që largohet nga kombetarja turke, pasi arriti me të vetëm katër fitore dhe gjashtë barazime e shtatë humbje. Synimi i trajnerit të ri-të vjetër të përfaqësueses turke është kualifikimi i saj në kampionatit evropian të vitit 2020, ndeshjet kualikuese të të cilit do të nisin në fund të këtij muaji.

Sfidanti.al