Sheikët e Katarit s’ndalen, nafta po blen “naftën e bardhë”..futbollin!

Pronarët kataras të PSZH-së po shqyrtojnë mundësitë që të financojnë ndonjë klub të njohur në Angli. Kompania e madhe e njohur “Katar Sports Investments” është pronare e PSZH-së që nga viti 2011 dhe në këtë klub tani luajnë yje të tillë, si Nejmar, Mbape, Bufon, Tiago Silva…
Pronari i kompanisë së mësipërme, Naser Al-Kelaifi, sipas informacioneve të fundit, po shqyrton mundësinë që të blejë ndonë klub që luan në Çampionship (liga e dytë angleze), Aston Vilën ose Notingem Forestin ose Kuins Park Rexhersin (QPR).
Sa për dijeni, sipas rregullave të UEFA-s, dy klube që kanë një pronar, nuk mund të luajnë në një konkurrim, kështu që pronari ose pronarët arabë mund të blejnë vetëm njërin nga klubet e lartpërmendur.