Shansi I fundit; Zidane luan gjithcka në Stamboll; Murinjo dhe Alegri janë në pritje

Humbja me Majorkën në kampionat që solli edhe parakalimin nga Barcelona në krye të renditjes ka lënë shenja të forta te Reali I Madridit me Zinedine Zidane luan shanset e tij të fundit për të qëndruar në pankinë në sfidën e Ligës së Kampioneve me Gallatasarajin. Reali I madridit ka vetëm 1 pikë pas 2 ndeshjeve duke u renditur në vendin e fundit në grupin e tij dhe përballja me skuadrën turke mund të vendosë fatin e trajnerit francez.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo’, presidenti I Realit të Madridit e ka të vështirë të shohë këtë gjendje të Los Blancos në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube dhe nëse skuadra merenges do të humbasë, atëherë ai do të shkarkojë Zidane dhe do të përgatitet të sjellë në stol një trajner të ri. Emri I parë që shihet si zëvendësuesi I mundshëm I francezit është Zhoze Murinjo për të cilin ky do të ishte një rikthim I bujshëm te Reali I Madridit. Alternativë e portugezit në këtë pikë është Masimiliano Alegri që pëlqehet edhe nga Mancester Junajtid. Livornezi e refuzoi njëherë kalimin e tij te skuadra madrilene, por këtë radhë duket se do të jetë e vështirë për të t’I thotë një tjetër ‘Jo’ Realit të Madridit.

Sfidanti.al