Serie A, tensione në kohën e coronavirusit për stërvitjet e skuadrave

Pas polemikave të shumta në javët e fundit, Serie A bëri të ditur se ka ndërmend  që të mbyllë sezonin kur të përfundojë emergjenca coronavirus. Plani është që kampionati të rifillojë edhe sikur të jetë në muajin maj dhe ndeshjet të zhvillohen cdo 3 ditë për të mbyllur kampionatin brenda 30 qershorit kur skadojnë edhe kontratat e futbollistëbe dhe për të shtyrë Evropianin me shumë mundësi në 2021.

Por kjon garanci nuk I ka ulur polemikat mes presidentëve të klubeve të Serie A, ku tema që ka shkaktuar më shumë përplasje është ajo e stërvitjeve. Shoqata e Futbollistëve këmbëngul që skuadrat të mos u kthehen seancave stërvitore ndërkohë që Lega javën e kaluar vendosi një pezullim të tyre për 7 ditë. Milani bëri të ditur se nuk kthehet në stërvitje deri në 23 mars, por jo të gjithë klubet mendojnë kështu.

Është ky rasti I Lazios, në fakt sipas të përditshmes ‘Corriere Della Sera’, në /Asamblenë e Legës që u bë nëpërmjet një videokonference pati përplasje mes presidentit të bardhekaltërve, Claudio Lotito dhe atij të Juventusit, Andrea Agnello

Lotito, I mbështetur edhe nga homologu I tij Aurelio De Laurentiis, nënvizoi faktin se stërvitjes nuk janë të ndaliara dhe kërkoi rifillimin e tyre duke I grumbulluar skuadrat për t’I vëzhguar e kujdesur, por Agnelli iu përgjigj: ‘Ti mendon vetëm për klasifikimin, jo për shëndetin e futbollistëve të tu’. Lotito kërkoi që t’I përgjigjej, por të qeshurat e presidentëve të klubeve të tjerë bënë që tensioned të shuhen.

Sfidanti.al