Zëvendësuesi i Bonuçit do të vijë nga Primera spanjolle

Gazeta spanjolle “As” shkruan se zëvendësuesi i Bonuçit që u shit nga Juventusi te Milani, do të vijë nga Primera. Mbas largimit sensacional të njërit prej mbrojtësve më të mirë në botë, Leonardo Bonuçi, shërbimet e të cilit u blenë nga klubi milanez për 40 milionë euro, në mbrojtjen e Juves është hapur një “vrimë”, të cilën kryesia e klubit torinez po përpiqet që ta mbyllë me sjelljen e një lojtari cilësor.

Në media u përhapën lajme se radari i “zonjës së vjetër” ka kapur mbrojtësin e Atletikos së Madridit, Hoze Himenez. Ky futbollist uruguajan fantastik 22-vjeçar ka përpara një të ardhme të madhe dhe për këtëështë e ndërgjegjshme edhe kryesia e klubit torinez. Himenezi, gjatë sezonin të kaluar, e humbi vendin e vet në formacionin e parë të “jorganxhinjve” madridas, por, megjithatë, cilësitë e tij si mbrojtës janë mjaft të mira dhe këtë ka parasysh edhe Juventusi.

Sfidanti.al