Xhanluixhi Bufon, afron 40 vjetori: Dua te luaj edhe nje sezon me Juventusin

Te dielen Xhanluixhi Bufon do te festoje 40 vjetorin e tij dhe duket se e ka marre me shume qetesi largimin gradual nga fushat e lojes. Per momentin portieri legjendar italian eshte i perqendruar te Juventusi edhe pse ne ndeshjet e fundit ai nuk eshte altivizuar per shkak te nje demtimi.

‘Do te takohem me presidentin Anjeli dje do te diskutojme se bashku-tha Bufon-e kam shume per zemer  Juventusin dhe duhet tevkuptoj se cfare uniforme do te vesh nese ne skuader mendohet se jam ende i rendesishem. Do te me pelqente te luaja edhe nje sezon, por zgjidhja gjendet se bashku me drejtuesit e klubit. Eshte  e qarte se nuk dua te jem nje problem per Juventisin e shoket e mi te skuadres’.

Persa i perket te ardhmes se tij jashte fushes se gjelber, Bufon ende nuk i ka idete e qarta.

‘Perpara pak ditesh fola ne telefon me Marçelo Lipin-vijoi Bufon-Me tha qe te qendroja nje vit pushim per te pare futbollin nga jashte dhe pak i distancuar per te kuptuar ate qe me intereson ne te vertete’.

Buffon foli edhe per mundesine qe nje dite te ndermarre rolin e trajnerit.

‘Nese do te ndodhe, nuk do te jem trajner klubi-tha Bufon-kam nje te fejuar, 3 femije dhe 28 vjet te jetes sime qe ka qene e organizuar ne cdo minute nga te tjeret. Keshtu qe mund t’ia lejoje vetes luksin e merzitjes. Stoli i Kombetares eshte bosh? E preferoj rolin e trajnerit te nje perfaqesueseje. Eshte nje detyre stimuluese me pergjegjesi institucionale dhe edukative’.

Sfidanti.al