Vdekja e motrës dhe fitorja, futbolli ndihmon Gatuzon në fatkeqësi!

Nëse për shumicën e njerëzve, periudha e pandemisë ishte e vështirë për shkak të frikës nga sëmundja, dhe pasojave ekonomike, për Xhenaro Gatuzon ishte edhe më keq. Trajneri i Napolit dhe ish-legjenda e Milanit, kaloi një fatkeqësi të jashtëzakonshme, pasi vuajti vdekjen e motrës, që u shua në “lulen e moshës”, 37 vjeç. Për fatin e mirë të Gatuzos, futbolli u rikthye, pasi ne e dimë se kur shkon në punë dhimbja kalon më shpejt.

Një tjetër fat i mirë ishte se futbollistët e Napolit luajtën për trajnerin e tyre dhe, duke pasur edhe pak fat, ia dolën të eleminonin Interin nga Kupa e Italisë. “Këtë rezultat ia dedikoj motrës sime dhe familjes, – u shpreh logjikshëm Gatuzo pas ndeshjes, – djemtë ishin të jashtëzakonshëm për përkushtimin që patën në fushë. i falenderoj sepse luajtën për mua, dhe më qendruan shumë pranë”. Duke bërë një analizë të ndeshjes, Rino u shpreh se “ne kemi cilësi të mëdha, por kryesorja ishte se patëm vullnetin për të vuajtur, sepse mekanizmat e lojës nuk na shkuan edhe aq mirë”. Për më tepër, Gatuzo ishte i lumtur që skuadra ishte fizikisht shumë mirë, pavarësisht 3 muajve ndërprerje të futbollit.

Sfidanti.al