Udhëtim “alla Maradona” midis lavdisë dhe akuzës

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, ndodhet në Napoli, me rastin 30-vjetorit të titullit të parë të kampionit të Italisë që fitoi, atëkohë, ky klub i qytetit që ndodhet në rrezë të malit të Vezuvit. Më 1987, Maradona i solli Napolit skudeton e parë italiane, ndërkohë që, edhe tre vite me vonë, “të kaltërit”, edhe një herë tjetër, u bënë kampionë të Italisë. “Për të gjithë neve, Maradona është një legjendë. Ai do të jetë ambasadori i klubit tonë dhe qytetar nderi i Napolit, por, fillimisht, ai duhet që të zgjidhë problemet që ka me autoritetet italiane”, vuri në dukje presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis. Një gjykatë italiane e dënoi Maradonën, më 2005, për shkak të një mashtrimi në fushën e tatim-taksave me vlerë prej rreth 38 milionë eurosh. Në nëntor 2011, një gjykatë tjetër përkatëse të gjithë rastin e ktheu në fazën fillestare, për shkak të disa “gabimeve procedurale”.

Sfidanti.al