Tre tituj, dy finale Championsi e 200 milionë euro vlerë më shumë, ja Alegri tek Juventusi!

Masimiliano Alegri u prit me mosbesim nga tifozët juventinë, për shkak të së kaluarës së tij tek Milani. Pas 3 sezonesh në stol, ai po vlerësohet shumë më ndryshe. Sukseset e epokës Konte vazhduan, me 3 tituj kampionë radhazi, por edhe trofe të tjerë në Itali, si dhe me dy finale të Championsit, të parat që nga viti 2003, dhe në një moment të “zi” për Serinë A, të lënë prapa nga La Liga, Premier Liga dhe Bundesliga. Alegri, për më tepër, rriti me 200 milionë euro afërsisht vlerën e skuadrës duke bërë afrime dhe largime të studiuara, kuptohet ndihmuar nga një mjeshtër si Bepe Marota.

Kur trajneri erdhi në 2014, ekipi vlente 356 milionë euro në sezonin 2014-2015, dhe në të bënin pjesë Pirlo, Pogba, Vidal, Evra, Koman, Morata, Bufon, Bonuçi, Kielini apo Barxali. Shifra u rrit në 394 milionë euro në 2015-2016 (erdhën Dibala, Zaza, Manxhukiç, Aleks Sandro, Neto, Kedira, u larguan Vidal e Pirlo). Kuota mbërriti në 463 milionë euro në 2016-2017 (u morën Higuain, Dani Alvesh, Rinkon, Benatia, Pjaniç, Lemina). Kulmi është në këtë verë, me 540 milionë euro vlerë (u afruan Hëvedes, Shezni, Matyidi, Betankur, De Shilio, Dagllas Kosta, Bernardeski, largohen Dani Alvesh, Bonuçi, Lemina, Rinkon, Neto). Ndoshta, edhe Alegrin do ta quajnë tani si Arsen Vengerin, më shumë një ekonomist sesa një trajner.

Sfidanti.al