Toti duhet të vendosë: Ose drejtor te Roma ose lojtar në Japoni!

Françesko Toti, në fund të sezonit të kaluar, e përfundoi karrierën e tij si lojtar aktiv i Romës, kështu që shumëkush pret që ai ta vazhdojë atë në strukturat drejtuese, pra të bëhet një nga drejtorët kryesorë të “ujkonjës”. Sidoqoftë, “princi i Romës” ende nuk e ka marrë vendimin final, më konkretisht, ai nuk është shprehur akoma në favor të këtij opsioni, pasi, sikurse pretendohet, ai do ta vazhdojë karrierën e tij në fushë si lojtar në… Japoni.

Këtë lajm të fundit e bëri të ditur presidenti i klubit japonez “Tokio Verdi”, Hidejuki Hanji. “Ne kemi biseduar me agjentin e Totit që më bëri të ditur se, tani, ka vetëm dy opsione: ose të qëndrojë te Roma, ku do të bëhet drejtor, ose të luajë më neve. Ai nuk do të shkojë në SHBA, ku atë e dëshirojnë Majami dhe Los Anxhelosi. Atij i takon të vendosë shpejt dhe, nëse do të vijë te neve, ai do të duhet që të luajë menjëherë, pasi ne kemi ndeshje me Kamatamare Sanukin, më 22 korrik”, thotë presidenti Hanji.

Sfidanti.al