Tifozët e Juves kanë zgjedhur ekipin më të mirë të gjithë kohërave !

Juventusi i Torinos ëshë klubi me më shumë trofë në futbollin italian dhe një nga më të mëdhennjtë në “kontinentin e vjetër”, një klub, me të cilin, gjatë kohërave, kanë luajtur futbollistët më të mirë. Juventusi kremton 120-vjetorin e ekzistencës së tij dhe, me këtë rast, klubi u kërkoi tifozëve të vet që të zgjidhnin ekipin më të mirë të të gjitha kohërave.

Në konkurrim ishin shumë lojtarë, emra të lavdishëm gjatë 120 viteve të ekzistencës së këtij klubi torinez të famshëm, por, megjithatë, tifozët zgjodhën 11-tshen më të mirë, sikurse thuhet tani, ekipin e ëndrrave, “dream team”, të këtij klubi dhe përbërja e tij duket fanstastike sipas skemës 3-4-3. Sidoqoftë, për një klub gjigant të tillë si Juventusi, nuk ka vend për të gjithë dhe tifozët zgjodhën ekipin si më poshtë:

Xhixhi Bufon, Lilan Turam, Gaetano Shirea, Xhorxho Kielini, Andrea Pirlo, Zinedin Zidane, Pavel Nedved, Mishel Platini, Roberto Baxho, Alesandro Del Piero dhe David Trezege.

Sfidanti.al