Ti po më bën si fenomen! Dibala ia ngul Insinjes:  “Ke fituar një m…”

Kulibali godet ashpër Dibalën, i cili mbeti në tokë duke vuajtur dhimbjet. Hamshik i afrohet dhe mundohet ta ngrejë me forcë argjentinasin dhe kaq duhet për të rritur nervozizmin. Me t’u ngritur në këmbë, juventinit i afrohet edhe Insinje që tregohet ironik dhe disi i ashpër me fjalët, por kundërpërgjigjja e lojtarit të Masimiliano Alegrit ishte mjaft e fortë.

Media italiane, duke lexuar buzët pas pamjeve filmike, nënvizoi: “Ti po më bën mua si fenomen?! Ke fituar një m… në karrierën tënde, nuk ke fituar asgjë”. Por të dy futbollistët në vrapim e sipër kanë ditur të ndahen pa shumë telashe të tjera nga njëri-tjetri…