Tek Juvja, ka dy lista blerjesh, njërën e ka Ronaldo

Eleminimi nga Ajaksi ishte si një zgjim i tmerrshëm për “Zonjën e Vjetër”, e cila po cilësohej si favorite për Ligën e Kampionëve. Menjëherë pas saj, Juventusi u duk me shumë më pak vlerë sesa më parë (ndonëse nuk duhet ekzagjeruar), dhe vetë Kristiano Ronaldo dha disa shenja padurimi dhe nervozizmi. Mediat në Itali apo në Gjermani shkruajnë se në klubin torinez ka dy lista për blerjet e verës, njëra e drejtuesve, por edhe njëra e Ronaldos.

Fliten për emra të ndryshëm që duhet të vijnë në ekip si Marselo, Hames Rodrigez apo Varan, ndërsa lista e Ronaldos përfshin edhe Salahun, Zhoao Feliksin, Samuel Ymtitinë, Federiko Kiezën dhe Ruben Diasin (Benfika). Ronaldo është 34 vjeç, por ambicia e tij mbetet e njëjta, ndërsa dëshiron që skuadra në krah tij të jetë më e re në moshë. Në duelin me Ajaksin, Juvja kishte mesataren 28 vjeç, ndërsa holandezët 24.7.

Sfidanti.al