Suso vlen 40 apo 80 milionë euro? Dëgjoni ç’thotë Milani!

Mediat spanjolle nuk kanë dyshim dhe shkruajnë se klauzola e shitjes në kontratën e Susos është 40 milionë euro. Liverpuli qenka gati për t’i paguar këto para që ta rikthejë portugezin në “Anfild” (ku luajti në vitet 2012-2015), por Milani ka dalë fuqimisht kundër. “Jo për 40 milionë, por Suso nuk largohet as për 80 milionë, – shkruhej në deklaratën zyrtare të klubit lombard, – ne kemi qenë të qartë që në verë, nuk kemi ndërmend të mbetemi pa të”. Suso ka qenë një nga të paktën lojtarë të lavdërtuar të Milanit këtë sezon, ndërsa pak kohë më parë rinovoi kontratën deri në 2022, ndaj edhe kuqezinjtë janë në pozita të forta. Por, çfarë do të bëjnë nëse klauzola 40-milionëshe ekziston?

Sfidanti.al