S’shqitet “xhaxhi”Bufon: “Nëse Juventusi më do akoma, atëherë…

Legjenda e Juventusit dhe e futbollit italian, Xhanluixhi Bufon, paralajmëroi se ai edhe mund të ndryshojë mendje dhe të mos dalë në “pension” mbas përfundimit të këtij sezoni. Ai vuri në dukje se ai do ta ndryshonte mendjen, nëse krerët e “Zonjës së vjetër” i kërkojnë atij që ai të vazhdojë të qëndrojë në ekipin juventin.

“Pak kohë më parë, zhvillova një takim me presidentin Andrea Anjeli, me të cilin në folëm për të ardhmen time. Unë dua më të mirën për klubin, ndërsa, asnjëherë, nuk dua që t’u krijojë probleme atij dhe tifozëve tanë”, tha Bufoni që, tanimë, i ka mbushur 40 vjeç dhe i ka thënë lamtumirë përfaqësueses italiane.

Xhixhi ka te Juventusi që në vitin 2001 dhe ai u bë një ikonë e vërtetë e këtij klubi, kur vendosi që të qëndroi me të edhe kur Juvja luajti në Serinë B.

Sfidanti.al