Spaleti për “radiografinë” e Interit: Kemi talent, por nuk kemi!

Pak ditë më parë, fjalët e Luçiano Spaletit u prezantuan në media sikur ai të kishte thënë se “Interi nuk ka talentin e Napolit, ndaj nuk mund të bëjmë më shumë”. Mesa duket, nuk ka qenë përcjellje e saktë, pasi trajneri interist u detyrua të bënte një saktësim për potencialin e skuadrës së tij.

“Në ndeshjen ndaj Napolit u pa qartë se ne kemi jo pak cilësi, madje kemi shumë cilësi, – tha ai, – por, ne mund të konkurrojmë me këdo vetëm kur i tregojmë cilësitë në fushën e lojës”. Po përse Interi nuk e bën gjithnjë këtë? “Problemi është që kur luan me skuadra të vogla, duhet të jesh i zgjuar, të arsyetosh, të gjesh zgjidhjen e ndeshjes, – vazhdoi ai, – për momentin, ne kemi pasur vështirësi, ndërsa kur luajmë me rivalët më të fortë, arrijmë që ta kemi nivelin e tyre”. Mesa duket është çështje mentaliteti dhe pjekurie, gjëra që ish-trajneri i Romës dhe i Zenitit po përpiqet t’ia japë skuadrës së tij.

Sfidanti.al