“Shqiptari” Tramexani: Lukaku është më vendimtar se CR7-ta!

Ish-zv. trajneri i dytë i Shqipërisë bën një krahasim mes yjeve të mëdhenj të sulmit të Serisë A në ditët e sotme. Paolo Tramexani, ish-ndihmësi i De Biazit, deklaron pa asnjë dyshim se Romelu Lukaku është më vendimtar për skuadrën e tij sesa Zllatan Ibrahimoviç tek Milani dhe Kristiano Ronaldo tek Juventusi. “Mungesa e tij ndihet më shumë, – thotë Tramexani, – shokët e skuadrës mbështeten shumë tek ai, e kërkojnë gjatë gjithë ndeshjes. Fizikisht është si një makinë lufte dhe shpresojmë që dëmtimi të mos e lerë jashtë për një kohë të gjatë”. Tramexani mendon se Seria A në vitet 90-të, kur ai luante futboll, ishte më e fortë se sot, pasi skuadra si Parma, Roma, Napoli, Lacio dhe Fiorentina ishte tepër cilësore, përveç Milanit, Juventusit e Interit. Si lojtar ai veçon Fenomenin Ronaldo, brazilianin që luajti në Itali për Interin, por edhe për Milanin.

Sfidanti.al