Serie A, propozimi: Ndeshjet e prapambetura në 13 qershor, rifillimi në 20 qershor

Samiti mes drejtuesve të institucioneve futbollistike dhe Ministrit të Sporteve Spadafora që do të mbahet ditën e enjte do të jetë momenti kyc për të kuptuar se si do të rifillojë kampionati i Serisë A. ideja e Lega Calcio është që gjithcka të fillojë me 4 ndeshjet e prapambetura; Atalanta-Sassuolo, inter-Sampdoria, Verona-Cagliari dhe Torino-Parma në 13 qershor ndërsa e pjesa e mbetur e sezonit të nisë në 20 qershor duke nisur nga java e 27.

Kjo ide u jep mundësinë  të gjitha skuadrave të rinisin kampionatin në kushte të barabarta pa lënë asnjë ndeshje për t’u rekuperuar dhe do të jetë edhe siguria se me nga 2 ndeshje në javë, kampionati do të përfundojë në kohë për datën e përcaktuar nga UEFA, 2 gushti , ndërkohë që 5 skuadra të këtij kampionati do të luajnë në kompeticionet evropiane.

Sfidanti.al