Serie A, mbi 200 milionë Euro, kompesim për agjentët në 2019

Mbi 200 milionë Euro të klubeve dhe futbollistëve të Serisë A kanë përfunduar në xhepat e agjentëve në 2019. Shifra u komunikua nga Federata Italiane e Futbollit, që cdo vit publikon në faqen e saj të internetit të dhënat në lidhje me aktivitetin e agjentëve të futbollisteve.

Në total 20 skuadrat e Serisë A kanë shpenzuar në formën e komisioneve 187.8 milionë Euro. Klubi që ka shpenzimet më të larta përsa u përket pagesave për agjentët është Juventusi me mbi 44 milionë Euro, I ndjekur nga Interi me 31.8 milionë dhe Roma me 23.2 milionë Euro e Milan me 19.6 milionë. Më pak ka shpenzuar skuadra e Brescias, 500 mijë Euro. Por agjentët përfitojnë edhe nga futbollistët e Serisë A dhe në këtë aspekt shifra e përfituar prej tyre është 13.7 milionë Euro.

Shumë më të ulëta janë komisionet e paguara nga skuadrat e Serie B, më pak se 20 milionë Euro ku në krye qëndron Empoli  me 6 milionë , ndërkohë që shifrat e paguara nga futbollistët e kësaj kategorie është 1.2 milionë Euro.

Sfidanti.al