Serie A kthehet në identitet; nuk luhet më për Krishtlindje

Në Itali, eksperimenti i të famshmes ‘Boxing Day’ duket se dështoi plotësisht. Liga e Serisë A ka vendosur që të kthehet në identitet, pikërisht te formati i vjetër; atë të mos zhvillimit të ndeshjeve gjatë periudhës së festave të fundvitit duke nisur që nga sezoni i ardhshëm 2019/2020.

Kjo do të thotë se skuadrat e Serisë A do të jenë pushim ditët e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri për t’u kthyer në fushat e lojës në ditët e para të muajit janat. Mësohet se arsyet që Lega Serie A mori një vendim të tillë më shumë ishte për interesa ekonomike sesa për rëndësinë e festave

Ndërkaq, kampionati italian i sezonit të ardhshëm do të nisë në 24-25 gusht. Ai do të ndërpritet nga sfidat e kombëtareve në 8 shtator, 13 tetor, 17 nëntor e 29 mars. Po kështu në sezonin 2019/2020 3 raunde të Serisë A do të luhen në mesjavë 25 shtator, 30 tetor dhe 22 prill.

sfidanti.al