Serie A, Kaljari bllokohet nga protesta e barinjve

Në Sardenja barinjtë janë hedhur në protestë për shkak të cmimit të qumështit, një ngjarje që përfshin edhe futbollin. Në fakt një pjesë e tyre iu drejtua qendrës stërvitore të Kaljarit duke kërkuar që të flasin me futbollistët dhe drejtuesit e klubit duke bllokuar hyrjen e saj me automjetet e tyre.

Kishte nga ata që deklaruan se ishin gati që të qëndronin e aty, ndërkohë që skuadra përgatitej për të udhëtuar drejt Milanos për sfidën me Milanin, një situatë kjo që kërkoi ndërhyrjen e policisë.

‘Duam të mbrojmë vetëm të drejtat tona. Ne e prodhojmë qumështin me 1 Euro dhe TVSH dhe nuk kthehemi pas. Nëse qumështi nuk shitet me cmimin e duhur nuk është faji ynë’: Ky është motivi i protestës. ndërkaq, disa futbollistë të Kaljarit mes të cilëve nikolo Brela e Zhoao pedro treguan solidaritetin e tyre me barinjtë duke derdhur në tokë bidonat më qumësht.

sfidanti.al