Seria A të transmetohen falas, një nismë “super” nga Italia!

Nuk flitet për një kohë të gjatë, por për periudhën e vështirë, për momentet kur tifozët nuk shkojnë dot në stadium, dhe ndoshta nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm. Ministri i sporteveve në Itali, Vinçenco Spadafora (në foto), ka kërkuar që të jepen falas në televizion të gjitha ndeshjet e kampionatit të paktën të kësaj jave, por ndoshta edhe të periudhës deri në fillim të prillit. Ai ka arsyetuar se ky do të ishte një sinjal shumë i mirë për të treguar unitetin e italianëve, për të ndihmuar njerëzit që janë në vështirësi dhe të stresuar. Federata Italiane e Futbollit ka rënë dakord, ndërsa pritet se çfarë do të vendosin Skaji, që ka blerë të drejtën televizive, dhe Liga Profesioniste e Futbollit. Natyrisht, Skaj mund të ketë humbje financiare, por mund të gjendet një akord, ose mund të pranohet që fitimet të mos jenë gjithnjë aq të mëdha, dhe të mos quhen si gjëja më e rëndësishme.

Sfidanti.al