Seria A shpreson që qeveria të lejojë këtë javë stërvitjet kolektive!

Kristiano Ronaldo është rikthyer, dhe shpresa është për më mirë. Futbolli në Itali ka marrë leje për stërvitje individuale, e klubet nuk kanë humbur kohë, ndërsa në ditën e parë të javës, pra këtë të hënë, pritet që të merret edhe vendimi për lejimin e stërvitjeve kolektive. Ndërsa yjet e Serisë A kanë nisur të rifitojnë dalë nga dalë formën sportive, e cila kishte zbritur në më pak se 50 për qind, kryeministri Xhuzepe Konte dhe qeveria e tij besohet se do ta lehtësojnë karantinën.

Pavarësisht se numri i vdekjeve vazhdon të jetë i rëndësishëm, sërish Konte është shprehur se Italia duhet të hapet dalë nga dalë, dhe kjo nënkupton edhe futbollin. Me mbi 218 000 raste pozitivë dhe mbi 30 000 vdekje, vendi në Apenine mbetet një nga më të goditurit në botë.

Futbollistët ndërkaq vazhdojnë stërvitjet, duke mbërritur me makinat e tyre luksoze, siç ndodh edhe me kapitenin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, që shkon në seancat e Napolit në Lamborgini. Të paktë janë ata që nuk janë kthyer ende në Itali, siç po ndodh me Zllatan Ibrahimoviçin, që vazhdon stërvitjen kolektive në Suedi, me skuadrën e Kalmarit. Me gjasë, suedezi do të jetë futbollisti më i përgatitur kur të rifillojë kampionati, ndërsa Juventusi shqetësohet për fatin e Gonzalo Higuainit e Adrien Rabiosë që ende janë jashtë.

Sfidanti.al