S’e besoni dot, “Zonja e vjetër” gjurmon Iniestën “e vjetër”

Juventusi, gjatë gjashtë viteve të fundit, është shndërruar në një lider të vërtetë të futbollit italian dhe, në mënyrën më të mirë të mundshme, ky klub e kapërceu periudhën e adaptimit dhe të aklimatizimit të kthimit në Serinë A nga ajo B dhe një nga lojtarët kyç që ka meritën kryesore për këtë rilindje të klubit torinez, sigurisht, që e ka Andrea Pirlo që, me të vërtetë, përjetoi një rimishërim në Torino. Pirlo vendosi që t’i japë fund karrierës së tij te Milani, ku ai, në realitet, krijoi përshtypjen se ditët më të mira të futbollit të tij kishin mbetur larg në të kaluarën, por, sidoqoftë, zgjedhja që ai bëri që t’i bashkohej Juventusit, ishte mjaft e mirë, pasi ai jo vetëm që u kthye në formën e tij më të shkëlqyer, por ishte edhe një nga futbollistët më të rëndësishëm në kontributin që dha për sukseset e mëdha të klubit torinez në Itali dhe pjesëmarrjen në finalen e Berlinit.

Kjo temë është përsëri aktuale në Torino, për shkak të një lajmi ekskluziv që transmetoi “Tutosporti’ që është i afërt me Juventusin dhe ka lidhje me sezonin veror të ardhshëm të transferimeve, kështu që bisedimet do të duhet që të fillojnë që këtë janar, kur Iniesta do të jetë i disponueshëm edhe për klubet e tjerë (kontrata e tij përfundon qershorin e ardshëm). Sipas “Titosportit”, Marota dhe bashkëpunëtorët e tij kanë një synim serioz që ta bëjnë Andres Iniestën një “Pirlo të ri”, ndërkohë që edhe vet ky mesfushor spanjoll ka bërë të ditur se ka filluar të mendojë për largimin nga Barcelona.

Sfidanti.al