Salihamixhiçi ka gjetur njeriun , porta e Bajernit..shpëtoi nga golat?

Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamixhiç, po përgatit planet për përorcimet e reja që klubi do të marrë gjatë sezonit të ardhshëm të transferimeve në janar.
Midis të tjerëve, ai ka në plan që të sjellë në “Aleancë Arena” mbrojtësin e fortë të Fiorentinës, Nikola Milenkoviç, që do të mund të shërbejë në si një zgjidhje për problemet që ka në mbrojtje klubi bavarez.
“Tuttomarket” vinte në dukje se bavarezët kanë pyetur për këtë futbollist serb që po luan kohët e fundit në mënyrë fantastike dhe përgjigja nga Fiorentina është se ajo është gati që ta lëshojë atë për 50 milionë euro.
Në fakt, një shumë e tillë nuk përbën ndonjë problem të madh për Bajernin, por ekziston frika se në garë për këtë futbollist shumë të mirë mund të hyjnë Mançester Junajtidi dhe Juventusi.
Sfidanti.al