Ronaldo pranë mamasë për t’u mbrojtur nga koronavirusi!

Kristiano ka gjetur zgjidhjen më të mirë personale duke u larguar nga Italia, e duke vendosur të jetojë në ishull përsa kohë që gjendja nuk do të përmirësohet. Mediat europiane njoftojnë se superylli i Juventusit udhëtoi me avion drejt Madeirës, në Portugali, ku do të ndodhet pranë nënës së tij, Doloresit, dhe padyshim që bashkë me të ka qenë partnerja, Georgina Rodrigez, si dhe fëmijët. CR7 u nis drejt ishullit pas ndeshjes me Interin, duke shfrytëzuar një ditë pushim që patën lojtarët e Juventusit, dhe donte të qendronte pranë mamasë që ishte goditur nga një iktus pak ditë më parë. Juventusi ia shtoi lejen, dhe Ronaldo ishte i vetmi që mungoi në stërvitjen e skuadrës në Kortinasa. Nuk dihet se kur do të kthehet, por për momentin Seria A është e ndaluar, ndërsa Kristiano është nga ata që di të stërvitet fare mirë edhe individualisht.

Sfidanti.al