Ronaldo dhe yjet e huaj të Juves, kthehen në stërvitje vetëm në 20 maj!

Nuk është se i prishi shumë punë vonesa prej një dite. Përkundrazi, sërish Kristiano Ronaldo u tregua profesionist i vërtetë duke nxituar për t’u kthyer në Torino sa më shpejt që të ishte e mundur, e duke qenë në Itali përpara shokëve të tij të huaj të skuadrës. De Ligt, Dibala apo Higuain, sa për të përmendur disa emra mbërrijnë vetëm sot. Portugezi, gjithsesi, do të duhet të kalojë 2 javë në karantinë, përpara sesa të kthehet në stërvitje, e kjo do të thotë se mund ta bëjë në 19 apo 20 maj. Natyrisht, ai është ushtruar në Madeira, dhe nga ana individuale besohet se është “top”. Vonesa e 35-vjeçarit erdhi sepse autoritetet spanjolle nuk lejuan të dielën ngritjen nga një aeroport në Spanjë të aeroplanit të tij privat, 30 milionë eurosh. Sidoqoftë, ajo që nuk u bë të dielën, u realizua të hënën dhe pasdite vonë, CR7 mbërriti në Torino.

Sfidanti.al