“Romë, është e vështirë”, kur dorëzohet edhe i madhi Toti!

Juventusi po zhvillon sërish një kampionat veç të tjerëve. Nuk është ndonjë shprehje e re, por duket e papritur kur del nga goja e një “të pamposhturi” si Françesko Toti. Ish-kapiteni i Romës, një “Robin Hud” i vërtetë modern, pohon se skuadra e tij e zemrës do ta ketë të vështirë, ndërsa Seria A duket se ka gjetur sërish, përpara kohe, padronin e saj.

“Njerëzit duhet ta dinë, – u shpreh Toti, – Juventusi luan një kampionat tjetër, në krahasim me ne, me Interin, Milanin, Napolin apo Lacion. Gjithsesi, kjo nuk duhet të jetë një “alibi” për skuadrën, ne duhet të luftojmë dhe ta provojmë që ta fitojmë”. “Roma nuk e nisi mirë kampionatin, dhe kjo nuk pritej, por realiteti është ky, – shtoi “A Françe”, – do të jetë e vështirë të përmirësohemi, por duhet të kapim të paktën vendin e dytë në kampionat, dhe të kalojmë në turin tjetër në Champions”.

Sfidanti.al