“Rino” historia është me ty, por dihet që ti kërkon maksimumin

Lumturia është relative, thotë përvoja njerëzore, dhe tifozët e Milanit janë sot të lumtur, edhe pse skuadra e tyre nuk pretendon të fitojë titullin apo Championsin. Kanë mjaftuar sukseset radhazi me trajnerin Gatuzo, dhe fenomeni i ri, Piontek, që të ketë një ndryshim të madh nga dhjetori i kaluar, kur Milani u eleminua nga Liga e Europës dhe rrezikonte kualifikimin e Championsin.

Historia po ashtu u jep të drejtë që të jenë të lumtur, pasi Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm duket e sigurt, të paktën nga statistikat. Në 13 rastet e fundit, kur Milani pati të paktën 42 pikë në 24 javë të Serisë A, u kualifikua për në Champions.

Gjithsesi, një si Xhenaro Gatuzo nuk mund të kënaqet me kaq. Jo vetëm sepse, si lojtar, fitoi dy tituj kampion, dy Champions, dy Superkupa të Europës apo dy Kupa të Botës për klubet, po ashtu Kupën e Botës me Italinë. Në radhë të parë, sepse “Rino” është i formuar në mënyrë të tillë që të mos kënaqet kurrë me pak.

Sfidanti.al