Raiola dhe Milani po kurdisin orën për kthimin e Ibrahimoviçit?

Agjenti i njohur i futbollit, Mino Raiola, është takuar me kryesinë e klubit të Milanit për vazhdimin e kontratës me Xhakomo Bonaventurën. Në këtë takim u bisedua edhe për kthimin në këtë klub të Zllatan Ibrahimoviçit, njofton “Kalçomerkato”.
Raiola nuk ka pasur marrëdhënie të mira me drejtuesit e mëparshëm të Milanit, por, mbas ardhjes në postet e drejtorëve kryesorë të Leonardos dhe Paolo Maldinit, Raiola është i prirur që të bisedojë për sulmuesin suedez. Në fakt, kthimi eventual i Ibras do të varet nga koha e lojës që do të mund të sigurojë Ibra te Milani, si edhe nga paga që ai do të marrë në klubin rosoner.
Sfidanti.al