Qeveria, “ujë të ftohtë” futbollit: As nuk flitet për rifillim të Serisë A!

Është bërë e modës të jesh në krah të popullit, dhe kundër elitës. E provoi me sukses Vladimir Putini në Rusi nja 20 vjet më parë, por e bën po me sukses Donald Trampi në SHBA, Rodrigo Duterte në Filipine, por ja edhe ministra të caktuar në Europë. Në Itali, një nga hallkat më të dobëta të Bashkimit Europian, ministri i sporteve, Spadafora, pati kënaqësinë që të bënte “për ujë të ftohtë” bosët e klubeve të kampionatit. “Rifillimi i Serisë A? As që flitet tani për tani, – shkruajti ai, – mund të ketë stërvitje individuale, si të gjithë qytetarët, por për stërvitje me skuadra duhet të presim datën 18 maj”.

Morali i fabulës? Duket se ministri, që si çdo politikan është gjithnjë në fushatë elektorale, dëshiron të dalë sa më i afërt me popullin, dhe sa më kritik me elitat, që këto kohë nuk është se po gëzojnë ndonjë popullaritet të madh. Numri i të vdekurve në Itali ka rënë ndjeshëm, por sërish alarmi i opinionit publik vazhdon, dhe nuk ka bërë aspak përshtypje të mirë diskutimi i shpeshtë për rifillimin sa më të shpejtë të biznesit të futbollit.

Sfidanti.al