Pirlo, ndoshta e teprove: Tonali është mesfushori më i mirë në Serinë !

Edhe pse nuk është liga e viteve 80-të apo 90-të, sërish cilësia nuk i mungon, përkundrazi. Seria A mbetet e mbushur me lojtarë të shquar si Kristiano Ronaldo, Paulo Dibala, Lautaro Martinez, Zllatan Ibrahimoviç, Zaniolo, Lukaku, Kielini, Bonuçi apo De Ligt, por për Andrea Pirlos nuk ka asnjë dyshim. Futbollisti më i mirë i kampionatit është “trashëgimtari” i tij, Sandro Tonali. Pasi e vlerësoi si edhe më të mirë se vetveten, ish-regjisori i Italisë, shtoi diçka tjetër. “Ai është mesfushori më i mirë, – theksoi Pirlo, – ka gjithçka për të qenë një kampion dhe mund të luajë në një skuadër të madhe. Është shumë i mirë, por nuk më ngjan mua në lojë. Mund të luajë më mirë në një mesfushë me dy lojtarë”. Ashtu si Tonali, mesfushorë të shkëlqyer janë Stefano Sensi i Interit dhe Milinkoviç-Saviç i Lacios.

Sfidanti.al