Pioli “rreh gjoksin”, por si i bëhet pa Ibrën, Kjerin dhe Kruniçin?!

Për fat luhet në “San Siro”, por Seria A ka treguar se është “e pabesë”, sidomos për Milanin e “vjetër”. Trajneri Pioli thotë se kuqezinjtë janë të motivuar dhe me besim, veçse lajmet nga kryeqendra e Lombardisë janë që Zllatan Ibrahimoviç, Simon Kjer dhe Kruniç nuk janë grumbulluar për duelin ndaj Veronës, sepse janë të pamundur për të luajtur, për shkak se janë të sëmurë. Tashmë, që është larguar edhe Piontek, mbetet vetëm Rebiç si njeriu gol.

“Kemi probleme, por jemi gati, edhe pse e dimë se do të kemi përballë një kundërshtar në formë, – thotë Pioli, – ndërkaq, nuk dua të kem ndonjë ide tjetër përveç asaj të ndeshjes së radhës, pra as idenë e Championsit”. Milani është në vendin e 8-të me 31 pikë, 9 pikë larg Romës së vendit të katërt, veçse kryeqytetasit kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Sfidanti.al