Pioli habit tifozët: Ndaj Romës, sfidë vendimtare për … Champions!

Ç’është kështu me trajnerin e Milanit, dhe si mundet që një ekip që lufton për titull të shohë më shumë pas krahëve se mos mbetet jashtë katërshes. Stefano Pioli flet pikërisht kështu, ndërsa skuadra e tij është në prag të duelit me Romën në Serinë A. “Kjo sfidë është direkte për Champions, – tha trajneri kuqezi, – është një moment vendimtar i sezonit, dhe ne duam që të jemi sërish protagonistë. Renditjen duhet ta shohim vetëm pas ndeshjes së nesërme (të sotme). Nuk ndjekim askënd, nuk ia kemi frikën askujt, thjesht duam të kthehemi tek fitorja”.

Pioli pranon se kritikat ndaj skuadrës së tij kanë qenë të drejta, ndërsa Milani u eleminua nga Interi në Kupë, pësoi humbje në derbi po ndaj Interit, u mund nga Specia dhe pak kohë më parë në Serinë A kundër Juventusit. “Dakord, por vetëm dështakët rrinë duke menduar humbjet, – tha tekniku, – u lavdëruam kur po fitonim, tani po kritikohemi sepse kemi pasur ndalesa. Në ekip nuk ndryshon asgjë, sepse besojmë tek cilësitë tona dhe tek puna jonë”. Milani është në vendin e dytë në Serinë A me 49 pikë, 4 pikë prapa Interit.

Sfidanti.al