Peskara dhe Memushaj, një udhëtim në “ferin bardhezi”

E gjitha ishte e lehtë, ashtu siç ishte prashikuar. Juventusi i bën 3 gola Peskarës dhe konfirmon se për të vazhduar dominimin në Serinë A, nuk duhet spektakël.  Mjafton të dish të shënosh në momentin e duhur.  Këtë herë ndodhi me Kedirën, Manzukiçin dhe Hernanes, jo Higuain që pas kritikave argjentinase në Itali, mbeti deri tek shtylla.  Peskara një kudnërshtar i lehtë,  një rast i bekuar për të prekur fushën edhe Kean i ditlindejs 2000, futbollisti i parë i mijëvjeçarit që debuton në Serinë A.

Edhe pse një dyzinë me pikëpyetje, Dibala, Barzali, Pjaca, Pjaniç, Kielini e Markizio, Juventusit nuk iu bë kurrë e vështirë për të kontrolluar lojën dhe rezultatin. Trajneri Alegri  e kishte menduar se cilin do të gjente në fushë, kur edhe Bufonin e la pushim për të menduar më shumë për ndeshjen me Seviljen në mesfushë.  Edhe pse trajneri i Peskarës, Odo futi në lojë një ish-juventus, Pepen, asgjë nuk mund ta ndryshonte kursin e një ndesheje në binarët e vdekjes për miqtë.  Memushaj u shfaq si kapiten në Juventus Stadium,  ndërsa historia  mbetet vetëm me kaq, ngaqë Juventusi është tejet diktues.