Përse Klaiverti beson se De Ligti ndihet keq tek Juventusi!

Gjatë verës u ndoq nga klubet më të njohur të Europës, dhe meritoi gjithçka me atë që bëri me Ajaksin. Matijs De Ligt zgjodhi Juventusin, dhe refuzoi Barcelonën, Mançester Junajtidin e Paris SG (sa për të thënë disa emra), por një patriot i tij i famshëm mendon se tashmë është penduar. Patrik Klajvert, ish-sulmues i Holandës, Milanit dhe Barcelonës, gjykon se 20-vjeçari nuk po ndihet mirë në Serinë A.

“Unë nuk u përpoqa që ta bindja të vinte tek ne, – tha Klajvert, që është drejtor i akademisë së Barçës, – unë i fola vetëm për gjërat pozitive të Barcelonës so klub dhe si qytet. Ne po flasim për një mbrojtës të madh, dhe në fund të fundit ai bëri zgjedhjen e tij. Mendoj se tani ai është paksa i penduar, por gjëndja është kjo që është”.

Juventusi e mori ish-kapitenin e Ajaksit për 75 milionë euro, dhe ai ka luajtur në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, por e ka pasur të vështirë të përshtatet, duke u kritikuar sidomos pas ndeshjes me Atletikon në Champions.

Sfidanti.al