Perez në një mision të pamundur: Do të blejë yllin e Napolit,Zielinski!

“Kalço merkato” shkruan se Reali i Madridit është i interesuar për mesfushorin e Napolit, Pjotr Zielinski. Ky futbollist i shkëlqyer po e vazhdon bashkëpunimin me klubin e “San Paolos”, por, sidoqoftë, Reali nuk heq dorë nga kërkimi i tij.
Zielinski e ka filluar karrierën e tij tek Udineze, por filloi të luajë mjaft mirë nën drejtimin e Mauricio Sarit tek Empoli, ndërkohë që, më pas, ky trajner e mori te Napoli, pasi për të ky i fundit pagoi 16 milionë euro, dhe te ky klub ai është bërë një ndër lojtarët më të mirë gjatë viteve të fundit.
Deri tani, interesim për Zielinskin, veç Realit, kanë treguar, gjithashtu, Liverpuli, Mançester Siti dhe Çelsi, por në fund ai vendosi që të qëndroi te Napoli. Sidoqoftë, klubi “mbretëror” shpreson se ai do të mund të merret vesh me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis, që gjatë verës së ardhshme futbollisti polak të shkojë në “Santiago Bernabe”.
Sfidanti.al