Për Naingolan, radha fillon nga Kina dhe mbaron në Europë

Radja Nainggolan është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë. Mesfushori belg i Romës, i cili ka arritur të marrë për dore skuadrën e Spalletit, refuzoi plot 12 milionë euro në sezon nga Kina, por radha për të mbetet e gjatë edhe në Europë.

Roma e ka rritur në 80 milionë euro vlerën e kartonit të tij, duke mbajtur larg çdo pretendent duke parë edhe moshën e lojtarit, i cili është në kufirin e 29 viteve.

 Transferimi i tij në verë mund të bëhet një opsion më i mundur vetëm në rast se Roma do ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe dhe ne një rast të tillë, Chelsea mund të synojë të bëjë goditjen e synuar prej kohësh.