Për Beneventon lajm i madh, ndërsa për Serinë A shije tjetër

Benevento shkruan historinë, do të garojë sezonin e ardhshëm në Serie A, midis më të forteve.

Benevento është në Serie A për herë të parë në histori të klubit, pasi në play-off e mposhti Carpin 1:0.

Së bashku me Hellas Veronan dhe Spalin ky klub do të garojë në Serie A në sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 0:0, ndërsa golin e fitores në ndeshjen e dytë e shënoi George Puscas, për të shkruar historinë .