Pas skifos me Krotonen, Alegri: Po ta mundim Napolin, titulli është i yni

Gjatë raundit të ardhshëm të Serisë A, do të luhet derbi i madh në Itali mes Juventusit dhe Napolit që do të mundë ta zgjidhë çështjen e kampionit italian. Kampioni aktual, Juventus, e bëri garën për titull edhe më interesante, duke qenë se nuk arriti më shumë se 1-1 në ndeshjen me Krotonen, kështu që, mbas këtij barazimi, diferenca e “Zonjës së vjetër” kundrejt ekipit napolitan u ul në katër pikë, pikërisht, në prag të duelit të madh të ndërsjellë.

“Ne nuk arritëm që të fitojmë ndaj Krotones. Unë ua kam thënë që para një muaji e gjysmë se lufta për titull do të zgjidhet në ndeshjen direkt mes nesh dhe Napolit. Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi katër pikë epërsi, por ka akoma edhe plot ndeshje, kështu që ne duhet luajmë më mirë që të fitojmë”, tha trajneri i Juves që do të jetë mikpritëse në derbin me Napolin, të dielën, në oren 20:45.

Sfidanti.al