Nuk ndalet Juventusi, në planet e Anjelit edhe “Ronaldo i ri”..Leroj Sane !

Pasi e kuptoj se blerja e futbollistit serb të Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç, ishte një mision pothuajse i pamundur, sa edhe blerja e sulmuesit të ri të talentuar të PSZH-së, Kilian Mbape, presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, tani, ka fiksuar një objektiv tjetër dhe ai është Leroj Sane, të cilin ai (Anjeli) e konsideron si një “Ronaldo të ri” që do të mund të bëhet një nga më të mirët në botë.
Sidoqoftë, tani problem është sa do t’ia vejë atij çmimin klubi “qytetar” që, me sa thuhet, nuk do ta lëshojë Sanen për më pak se 150 milionë euro. Po ashtu, njerëzit përkatës të Juves e dinë se transferimi i tij eventual nuk do të ndodhë shpejt, por, megjithatë, Sane bën pjesë në planet afatgjatë të Anjelit dhe të bashkëpunëtorëve të tij.
Gjatë kësaj vere, Juventusi shpenzoi rreth 110 milionë euro që të sillte në radhët e veta Kristiano Ronaldon nga Reali, kështu që tani pyetja që shtrohet, është, nëse klubi bardhezi është gati që të bëjë një “pazar të madh” tjetër në një të ardhme të afërt.
Sfidanti.al