Një vajzë  i bën pyetje të sikletshme Bonuçit: “Pse ike nga Juventusi!”

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonuçi, me rastin e Krishtlindjeve, zhvilloi një takim me futbollistët e futbollistet e vegjël të klubit milanez që i bënë pyetje të ndryshme këtij futbollisti të njohur që, para fillimit të sezonit të ri, kaloi, në mënyrë sensacionale, nga Juventusi te Milani. “Përse ike nga Juventusi?”, e pyeti një vajzë e vogël Bonuçin që u pa qartë se u ndje në siklet: “Një pyetje e tillë më bën më shumë me djersë sesa unë nxjerr në fushë”, tha ai, duke qeshur dhe duke vazhduar më tej:”

“Ndodhën disa gjëra që unë nuk mund t’i them hapur dhe ti, vajzë, je e vogël që të mund t’i kuptosh ato. U krijua një situatë, kur unë dhe klubi vendosëm që të ndaheshim. Milani më dha një mundësi që unë e kapa atë, menjëherë. Unë, gjithnjë do t’i jem mirënjohës këtij klubi që më pranoi pa asnjë mëdyshje”, tha Bonuçi.

Sfidanti.al