Një gol si Ronaldo, dhe dhuratë një fanelë të Kristianos!

Paska ndodhur përpara pandemisë, dhe paska tërhequr vëmendjen jo pak. Një futbollist 20-vjeçar në Itali paska shënuar një gol të ngjashëm me atë të Kristiano Ronaldos në 2018, kur luante për Realin kundër Juventusit në Champions. Kush e ka harruar roveshatën e shkëlqyer që fiksoi suksesin 3-0 në Torino? Ja pra që diçka të ngjashme e paska bërë Françesko Salerno, një djalosh 20-vjeçar që luan në një skuadër të vogël në kampionatin e Shpresave. Vetë CR7-ta e paska parë këtë gol, në ndonjë transmetim televiziv dhe i ka bërë përshtypje. Pak ditë më parë, Françesko është parë të kthehet në shtëpi me një pako në dorë, dhe aty ishte fanela e Ronaldos, me firmën e tij, si dhuratë për kryeveprën. Bashkë me dedikimin: “Për Françeskon, një gol i madh”.

Sfidanti.al