Nga Spadafora te Tomazi, Seria A duket se po shkon “për dreq”

Italia e ka një ministër sporti, diçka që në Shqipëri as nuk e çojnë nëpër mend, dhe ku më pranë kanë qenë në 1995 kur kishim zv. ministër. Ky ministër i sportit, me mbiemrin Spadafora, duket se poi a pret përfundimisht shpresën drejtuesve të futbollit italian për të rifilluar sezonin sa më parë. “Seria A nuk do të fillojë në 3 maj, – shprehet Spadafora, – as nuk do të ketë stërvitje në prill”. Nga Liga Profesioniste e Futbollit, përgjigja është e ashpër nga presidenti Dal Pino, që e fton ministrin se “nuk duhet të nxitohesh, dhe nuk është koha për demagogji”. Gjithsesi, nga futbollistët besimi për rifillimin e kampionatit është i vogël. Presidenti i Shoqatës së tyre, Damiano Tomazi, e thotë “shqip”. “Le t’i biem drejt, – shprehet ish-romanisti, – me gjasë, sezoni është i dëmtuar dhe kampionati nuk mund të rinisë. Ja ku janë fjalët e ministrit, ndërsa përsa i përket rrogave, do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të përbashkët”.

Sfidanti.al