Nga CR7 tek Zapata, Ibrahimoviçit nuk i mungojnë batutat!

Fundjavën e kaluar, pësoi një humbje të rëndë nga ato me të cilat nuk është mësuar. Zllatan Ibrahimoviç u mposht bashkë me Milanin e tij, 0-3 nga Atalanta në Serinë A ndërsa suedezi pati një shkëmbim batutash me Duvan Zapatën, autorin e një goli bergamask. Ky i fundit ngacmoi milanistët duke thënë “mos vallë deshët penalltinë e 13-të të sezonit?” Ibrës nuk i erdhi mirë dhe iu përgjigj se “unë kam shënuar më shumë gola sesa ti ke luajtur ndeshje”.

Historitë me sfida personale janë të shumta për Zllatanin. Në 2012, pësoi humbje me Milanin ndaj Interit duke humbur titullin kampion, ndërsa i shënoi me penallti Zhulio Sezarit duke u ngacmuar që të dy. Së fundmi, Ibra gjuajti penallti ndaj Juves dhe Kristiano Ronaldo i tha portierit Shezni: “Ti e njeh atë, pritja”. Ibra shënoi dhe u përgjigj me një buzëqeshje, po ashtu siç veproi edhe portugezi. Në raste të tjera, ka pasur përplasje fizike, siç ndodhi me Aronikën, Marko Rosin e sidomos me Marko Materacin.

Sfidanti.al