Nëse Ikardi do të ishte me Interin më 1999, do të ngrohte “vezen”në stol

Ish-futbollisti i njohur italian Antonio Kasano konsideron se futbolli italian në kohën e tij ishte shumë më cilësor sesa ky i sotmi, ndërsa ai u përpoq që ta shpjegonte këtë konsideratë të tij si më poshtë:
“Si mendoni, ju, se Ikardi do të kishte luajtur në formacionin e parë të Interit më 1999? Në krah të Ronaldos dhe Vierit? Unë mendoj se ai do të qëndronte ulur në stolin e rezervave”, tha Kasani, duke shtuar:
“Dikur, liga italiane ishte e mbushur me yje dhe ‘dhjetësha’ të vërtetë, si Baxhio, Toti, Del Piero… Ne, atëkohë, kemi pasur mbrojtës të tillë që sot nuk ekzistojnë më në Serinë A”.
Sfidanti.al