Në Francë e çmojnë si profesori, në Itali e shitëm lirë

Marco Verratti mund ta vazhdojë karrierën në Serie A dhe kjo nuk vlen sa një përrallë italiane.

Mesfushori i Paris Saint Germain, Marco Verratti, disa herë ka përsëritur se në një të ardhme të afërt do të largohet nga kampionët e Francës dhe duket se ajo ditë po vjen, transmeton Gazeta Express.

Dëshira e talentit italian është që të rikthehet në vendlindje dhe tashmë ka dy gjigantë që luftojnë për shërbimet e tij.

Sipas Corriere dello Sport, Juventusi dhe Interi do të bëjnë të pamundurën që gjatë verës të nënshkruajnë me Marco Verratti, i cili sipas të përditshmes italiane, në sezonin 2017/18 do të luajë në Serie A