Napoli me shpejtësine e drites shkon drejt Superkupës; Fiorentina shkatërrohet 6-0

Një Napoli në formatin monstër barazoi Romën në klasifikim dhe tremb Juventusin në prag të Superkupës së Italisë që do të luhet të mërkurën e 20 janarit. Në ‘Diego Armando Maradona’ Stadium skuadra e Gennaro Gattusos nuk pati aspak mëshirë për Fiorentinën dhe e shkatërroi me rezultatinm 6-0 në një ndeshje , fati i së cilës u vendos që në pjesën e parë të saj.

Spektakli napoletan nisi që në minutën e 5 me Insignen që shënoi golin e parë të skuadrës  së tij. Pas disa minutave të mirë të Fiorentinës eerdhi edhe goli I dytë për Napolin me Demme në minutën e 36, pas këtij goli për Fiorentinën u bë e pamundur që të ndalte furinë Napoli që vetëm 2 minuta pas golit të Demmes coi rezultatin në 3-0 me Lozanon, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Zielinski shënoi edhe golin e katërt

Pjesa e dytë ishte vetëm një formalitet me Napolin që e administroi me lehtësi atë madje shënoi edhe 2 herë me Insigne me penallti në minutën e 72 dhe Politanon në të 89 për të fiksuar rezultatin tenistik 6-0

Sfidanti.al